Tirana në kërkim të një mbrojtësi

Futboll

Tirana në kërkim të një mbrojtësi

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:04
Tirana në kërkim të një mbrojtësi

Tirana kërkon të godasë në merkato duke afruar një lojtar në momentet e fundit. Qëllimi i drejtuesve është i njëjtë. Afrimi i një mbrojtësi, i cili i duhet medoemos ekipit bardheblu. Aktualisht, presidenti Refik Halili është duke punuar për të afruar një futbollist në këtë repart dhe emrat janë të shumtë.

Gjatë gjithë këtyre ditëve janë dëgjuar shumë emra futbollistësh, por nuk ka asgjë konkrete.

Gjithsesi, dje ka dalë në skenë një njohje e vjetër e Superiores, Albi Alla. Ish-lojtari i Kukësit dhe Flamurtarit, i cili tani aktivizohet në Kinë, ka pasur kohë më parë një bisedë me drejtuesit e Tiranës.

Ai është takuar për të ardhmen, të cilën mund ta vazhdonte në Shqipëri me bardheblutë, ndonëse akoma është pjesë e kampionatit kinez. Gjithsesi, çështja ka qenë vetëm diskutim, sepse Alla aktualisht luan në kampionatin kinez me Shaanxi Chang’an Athletik dhe është nën kontratë. Lojtari që luan në mbrojtje për momentin është vetëm një ide dhe asgjë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat