Ausilio niset për në Londër, për të mbyllur marrëveshjen me Eriksenin

Futboll

Ausilio niset për në Londër, për të mbyllur marrëveshjen me Eriksenin

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:09
Erikseni

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka udhëtuar për në Londër, atje ku do të takojë drejtuesit e skuadrës së Tottenhamit për të zhbllokuar marrëveshjen për Eriksenin.

Ausilio do të provojë ta sjellë menjhërë Eriksenin në Milano, në mnëyrë që lojtari të jetë në dispozicion të Contes.

Vendimi i Barcelonës për të mos shitur Vidalin, ka ndikuar që Inter të insistoj më shumë në transferimin e danezit.

Marotta tashmë ka një marrëveshje me lojtarin, ku thuhet se Eriksen ka pranuar një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me vlerë 7.5 milionë euro plus bonuse.

Interi i ofroi Tottenhamit 10 milionë euro për lojtarin, mirëpo skuadra nga Londra dëshiron dyfishin për ta lënë të lirë lojtarin nga Danimarka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat