Shqipëria fiton 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut - Bota Sot
Shqipëria fiton 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shqipëria fiton 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:42
Shqipëria ndaj Maqedonisë së Veriut

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka filluar turneun e përvitshëm miqësor​ “Mercedes Benz Aegean Cup” Turqi me fitore në sfidën e zhvilluar sot në orën 15:15, Shqipëria 1-0 Maqedonia e Veriut.

Kjo është ndeshja e parë në këtë turne për vendin tonë, ku golin e fitores e ka realizuar kapiteni i kësaj kombëtare, sulmuesi i talentuar Melsi Cereni, pas një aksioni të bukur në zonë në minutën e 80′. 

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe nje lojë të dominuar nga kuqezinjtë. 

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar 2020.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Sfida e fundit për grupin B, ku bëjmë pjesë në turneun që po organizohet në Altinordu të Turqisë, do të zhvillohet në datën 19 janar nda Koresë së Jugut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat