Duka ka vendosur për kapitenin e ri

Futboll

Duka ka vendosur për kapitenin e ri

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:00
Mavraj

Armand Duka ka vendosur që kapiteni i ri i Kombëtares së Shqipërisë të jetë mbrojtësi Elseid Hysaj.

Numri një i Federatës së Futbollit shqiptar, Duka këtë e ka deklaruar për gazetën e njohur italiane  “Gazzetta Dello Sport” .

Shiritin e kapitenit deri më tani e ka mbajtur Mërgim Mavraj, i cili për “Panorama Sport” ka thënë se e respekton vendimin e tij.

“Nuk kam asnjë reagim. Respektoj fjalët dhe vendimin e tij”, është shprehur shkurtimisht qendërmbrojtësi shqiptar i cili nga viti 2012 luan për Shqipërinë dhe pas pensionimit të Lorik Canës ka pasur rast ta bartë shiritin e kapitenit, të cilin po ashtu e ka bartur edhe Ansi Agolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat