Neuer ka shprehur publikisht revoltën - Bota Sot
Neuer ka shprehur publikisht revoltën

Futboll

Neuer ka shprehur publikisht revoltën

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:03
Neuer ka shprehur publikisht revoltën

Firma me Alexander Nubel nuk është pritur aspak mirë nga kapiteni i Bayern Munih, Manuel Neuer.

Gjermani e ka shprehur publikisht revoltën e tij me drejtuesit e klubit, që pritet t'i besojnë një fanellë titullari 23-vjeçari të Schalke 04.

Bayern ka arritur akordin për transferimin e tij në "Allianz Arena" në verën e këtij viti dhe Neuer nuk i pëlqen aspak. Kjo ka rritur gjasat që 33-vjeçari të mendoj largimin nga klubi ku ndodhet prej vitit 2011.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe mediat franceze, me "France Football" që zbulon se Neuer po mendon seriozisht kalimin te Juventusi. Gjermanit i ka mbetur vetëm një vit në marrëveshjen e tij me Bayern dhe duket se merkato e verës është koha e duhur për të menduar largimin.

33-vjeçari po të shtonte sigurinë në kuadratin e Juventusit, që aktualisht bazohet te aftësitë e Wojciech Szczęsny. Neuer ka një eksperiencë të gjatë te Bayern, me të cilët ka bërë 362 paraqitje në të gjitha garat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat