Sarri: Ronaldo mund të luajë - Bota Sot
Sarri: Ronaldo mund të luajë

Futboll

Sarri: Ronaldo mund të luajë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:12
Sarri: Ronaldo mund të luajë

Mauricio Sarri ka zgjedhur që të prezantohet përpara gazetarëve, në pritje të ndeshjes së Kupës së Italisë, kundër Udinezes, por në lidhje me skuadrën që do të prezantojë në fushë, ai ka shumë dyshime, duke nisur nga prezenca e Kristino Ronaldos.

Portugezi me sa duket ka kërkuar që të luajë me vazhdimësi për të ruajtur formën aktuale: “Do të flas nesër (sot) në mëngjes me Ronaldon dhe do ta vendosim së bashku nëse do të luajë nga minuta e parë ose jo. Është në një formë fantastike dhe numrat flasin qartë. E sigurt është që titullar do të jetë Bufoni, ndoshta edhe Rugani, një lojtar tepër i rëndësishëm për ne.

De Ligt? Është në rritje, por nuk kemi pse rrezikojmë, – shpjegon Sarri, i cili lidhur me pakënaqësinë e shprehur nga Dibala për zëvendësimin në Romë, sqaron: Nga Paulo nuk mora dhe nuk prisja faljet e tij. Nuk ka asnjë çështje me të. Thjesht, së bashku kemi folur njësoj siç flasim çdo ditë.

Fundja, sherret janë normale kur punohet intensivisht dhe ditë për ditë. Kupa e Italisë? Udineze është një ekip i rrezikshëm, por objektivi im dhe i Juves është që t’i shkojmë deri në fund Kupës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat