Dembele nuk largohet nga Lyon

Futboll

Dembele nuk largohet nga Lyon

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:13
Moussa Dembele

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka përsëritur të gjithë ata që e dëshirojnë Moussa Dembele në janar se ai nuk do të shitet këtë afat

Chelsea dhe Tottenham janë lidhur me transferin e ish sulmuesit të Fulham, me Aulas që ka insistuar se francezi nuk do të largohet në janar.

Ai ka përsëritur edhe njëherë këtë qëndrim, duke thënë se paratë nuk janë një problem por palët e tjera nuk duhet ta kërkojnë atë.

“Mendimet tonë nuk ndryshojnë-ky problem është bërë i qartë që në gusht”, ka thënë presidenti i Lyon për RMC Sport.

“Moussa është një lojtar i shkëlqyer, një lojtar për të cilin ne kemi nevojë. Ne kundërshtojmë në çdo formë sjelljen e një sulmuesi të ri për ta zënë rolin e tij”.

“Moussa është e ardhmja dhe këtu nuk bëhet fjalë për para-ai do të rrijë me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat