Fiorentina e eliminon Atalantën - Bota Sot
Fiorentina e eliminon Atalantën

Futboll

Fiorentina e eliminon Atalantën

Më: 15 janar 2020 Në ora: 18:09
Fiorentina e eliminon Atalantën

Fiorentina e mposht me rezultat 2:1 Atalantën në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë dhe avancoi për në çerekfinale, ku do të gjejë përballë Interin, që një ditë më parë eliminoi Cagliarin.

Skuadra vjollcë e nisi mirë takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 11-të me anë të sulmuesit të sapoardhur në ekip, Patrick Cutrone, që pasi kombinoi bukur me Dalbert, arriti të shtyjë topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Atalantën, që gjeti golin me anë të një ish-i si Josip Iliçiç (67’).

Megjithatë kur të gjithë prisnin golin e dytë të Atalantës, ishte sërish Fiorentina, që nëpërmjet një zbritjeje të shpejtë, arriti të gjejë golin me anë të Lirolas (84’) dhe të sigurojë kualifikimin për më tej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat