Ausilio në Londër, synon të kthehet në Milano me dy futbollistë - Bota Sot
Ausilio në Londër, synon të kthehet në Milano me dy futbollistë

Futboll

Ausilio në Londër, synon të kthehet në Milano me dy futbollistë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 20:01
Piero Ausilio

Drejtori i Interit, Piero Ausilio është në Londër aktualisht për t’u takuar me Tottenham dhe Chelsea për transferimet e Christian Eriksen dhe Olivier Giroud, sipas Sky Italia.

Inter ka ofruar 10 milionë për Eriksen, por Tottenham e vlerëson mesfushorin të paktën 20 milionë euro.

Kushtet personale nuk pritet të jenë problem për mesfushorin 27-vjeçar të Tottenham, por të dy klubet aktualisht duhet të bisedojnë për çmimin.

Sky në Itali raportoi të Premten e kaluar se Giroud gjithashtu është në radarët e Interit dhe klubi italian i ka ofruar një kontratë 2 vjeçare e gjysmë.

Giroud ka shënuar 19 gola në Chelsea që prej kalimit tek ‘Blues’ në janar të vitit 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat