Edmond Turku: Gani Sejdiu më bindi të transferohem tek Drenica

Futboll

Edmond Turku: Gani Sejdiu më bindi të transferohem tek Drenica

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:03
Edmond Turku dhe Gani Sejdiu

Futbollisti i njohur, Edmond Turku sot ka zyrtarizuar kalimin tek skuadra e Ballkanit.

Turku së fundmi ishte pjesë e klubit të Ballkanit, me ç’rast edhe u bë kampion vjeshtor – megjithatë në sezonin pranveror ai do të paraqitet tek Drenica, klub i cili do të luftojë për të mbetur në elitën e futbollit nga Kosova.

Qendër mbrojtësi në një prononcim theksoi se trajneri i ri i Drenicës, Gani Sejdiu e ka bindur për t’u transferuar në Skenderaj.

“Jam larguar nga Ballkani në mënyrën më korrekte të mundshme, ku i falënderoj përzemërsisht edhe ju uroj suksese në vazhdimësi. Kalimi im tek Drenica është bërë me insistimin e trajnerit, Gani Sejdiu më të cilin kam pasur bashkëpunim edhe në të kaluarën”, tha fillimisht Turku.

Më pas, Edmond Turku theksoi se do të jap maksimumin që të arrijë objektivat me skuadrën e tij të re.

“Do të jap maksimumin për t’i arritur synimet e klubit. Nuk do të jetë lehtë në këtë gjysmë-stinor ku dihet që klubet janë afër me pikë njëra- tjetrës, por shpresoj ta fitojmë komoditetin në ranglistën tabelare”, përfundoi ai.

Drenica mbylli sezonin dimëror në pozitën e gjashtë me 24 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat