U ble për 23 milionë euro, rikthehet të luajë për Juventusin pas 3 vitesh! - Bota Sot
U ble për 23 milionë euro, rikthehet të luajë për Juventusin pas 3 vitesh!

Futboll

U ble për 23 milionë euro, rikthehet të luajë për Juventusin pas 3 vitesh!

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:37
Juventusi

 

Juventus po triumfon me shifrat 4-0 ndaj Udineses në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Kualifikim i siguruar për bardhezinjtë, të cilët kanë kohë të aktivizojnë edhe dikë që ndoshta ishte harruar nga tifozët.

Bëhet fjalë për Marko Pjacën, i cili 4 vite më parë u ble për 23 milionë euro nga Dinamo Zagreb.

Kroati u fut në lojë në vend të Dybalas në minutën e 75-të. Një rikthim ky pas gati 3 vitesh pa luajtur me Juventusin.

Pikërisht në 19 mars 2017 ka qenë ndeshja e fundit me fanellën bardhezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat