Mou pasuron ish-klubin e tij, më shumë se 200 mln euro në 10 vite - Bota Sot
Mou pasuron ish-klubin e tij, më shumë se 200 mln euro në 10 vite

Futboll

Mou pasuron ish-klubin e tij, më shumë se 200 mln euro në 10 vite

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:44
Jose Mourinho

Tottenham ka disa probleme, por që mund t'i zgjidhë me një goditje në merkato. Spurs kanë zyrtarizuar të mërkurën mesfushorin 21-vjeçar Gedson Fernandes, i cili është marrë me formulën e huazimit për 18 muaj dhe të drejtën e blerjes të fiksuar për 50 milionë euro.

Kështu, Jose Mourinho do të ketë shumë në dispozicion një lojtar për të rigjallëruar Tottenham-in e tij. Një lojtar që e ka peshkuar nga Benfica e tij "e dashur".

Special One po bëhet një ekspert i vërtetë kur bëhet fjalë për të marrë lojtarë nga gjigantët e Primeira Liga: portugezi ka vënë në shënjestër dhe ka marrë shumë talente të Benfica-s gjatë eksperiencave të tij me Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United.

Gjithçka ka filluar në sezonet e kaluara te Real-i, kur Jose ka marrë Angel di Maria-n (35 milionë euro) dhe bashkëkombësin e tij Fabio Coentrao (30 milionë). Gjatë aventurës së tij të dytë te Chelsea, Mou ka kthyer në bazë mesfushorin Nemanja Matic (23 milionë).

Nuk ka munguar "goditja nga Benfica" edhe në kohën që ka drejtuar Manchester United: në verën e 2017-ës, klubi ka siguruar mbrojtësin Victor Lindelof (35 milionë).

Mou ka shpenzuar 160 milionë euro për të blerë lojtarë nga Benfica dhe është gati për të kaluar kuotën 200 milionët me Gedson Fernandes. Nëse ky i fundit do të blihet përfundimisht nga Spurs pas periudhës së huazimit, Special One do të arrinte në kuotën  e 220 milionëve.

Mou ka drejtuar Benfica-n për vetëm 11 ndeshje në vitin 2000, shumë pak, por aq i ka mjaftuar për të kuptuar se klubi luzitan ka një nuhatje shumë të mirë për talentet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat