“Nuk më pëlqen se si luan ekipi juaj” – fjalët që dikur trajneri i ri i Barcës ia tha Simeones - Bota Sot
“Nuk më pëlqen se si luan ekipi juaj” – fjalët që dikur trajneri i ri i Barcës ia tha Simeones

Futboll

“Nuk më pëlqen se si luan ekipi juaj” – fjalët që dikur trajneri i ri i Barcës ia tha Simeones

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:56
Quique Setien dhe Diego Simeone

Quique Setien ka pranuar se admiron arritjet e Diego Simeones, por nuk pajtohet me stilin e lojës së tij.

Këtë madje ai ia tha para syve, diçka që do të rikthehet për diskutim pas rikthimit të spanjollit në bankinë.

“Ju jeni duke bërë punë të madhe, por mua nuk më pëlqen mënyra se si luan ekipi juaj”, i kishet thënë Setien Simeones.

Ishte viti 2017, kur Las Palmas përballej me Atletico Madridin e Diego Simeones, dhe Quique Setien, gjatë kohës së shtrëngimit të duarve me argjentinasin, ia tha këto fjalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat