Mourinho kërkon me ngulm Cancelon

Futboll

Mourinho kërkon me ngulm Cancelon

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Tottenham ka filluar fuqishëm afatin kalimtar të janarit.

Pas afrimit të Gedson Fernandes nga Benfica, Tottenham është në bisedime me shumë lojtarët si Piatek dhe Cavani për të mbuluar hapësirën e lënë nga lëndimi i Harry Kane.

Por kjo nuk është e tëra, pasi Jose Mourinho kërkon më shumë, transmeton KosovaPress.

Portugezi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, dhe Mourinho e ka piketuar Cancelon si mbrojtësin ideal për skuadrën.

“The Special One” e di se Cancelo nuk është i lumtur tek Manchester City, dhe me shumë mundësi pritet që gjatë këtij afatit kalimtar ta veshë fanellën e Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat