Pochettino lë të kuptohet se do ta vazhdojë karrierën në Spanjë ose Angli - Bota Sot
Pochettino lë të kuptohet se do ta vazhdojë karrierën në Spanjë ose Angli

Futboll

Pochettino lë të kuptohet se do ta vazhdojë karrierën në Spanjë ose Angli

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:28
Mauricio Pochettino

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se trajnerët duan gjithmonë të jenë në vendet më të mira dhe shtoi se beson se La Liga dhe Premierliga janë dy ligat më të mira në botë, duke i nxitur kështu spekulimet se karriera e tij do të vazhdojë ose në Spanjë, ose në Angli.

Tottenhami i ndau rrugët me Mauricio Pochettinon pas një fillimi të vështirë të sezonit të ri, përkundër që sezonin paraprak e kishte dërguar skuadrën në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

47-vjeçari ka qenë i përfolur si zëvendësues potencial i Ole Gunnar Solskjaerit në postin e trajnerit të Manchester Unitedit dhe Zinedine Zidanet në Real Madrid. Në intervistën e tij të fundit, Pochettino ka sugjeruar se dëshiron ta vazhdojë karrierën pikërisht në Angli ose Spanjë.

“Tani po tentoj të shikoj shumë ndeshje futbolli dhe të kaloj kohë me familjen time. Është një gjë e mirë që jam i lirë për dy javët e ardhshme për të marrë pjesë në një event të La Ligës”, ka thënë argjentinasi.

“Sa i përket La Ligës, unë jam argjentinas – por gjysmë argjentinas dhe gjysmë spanjoll, katalonas. Një përzierje e mirë. Për mua, unë pata fat që e nisa karrierën me Espanyolin në Barcelonë dhe pastaj erdha në Premierligë në Angli, për të mësuar anglisht dhe kultura të ndryshme”.

“Natyrisht, unë jam sot person më i mirë dhe kam më shumë njohuri. Unë kam përjetuar eksperienca të mira. Premierliga është Premierligë, por unë mendoj se është një mundësi e mrekullueshme për njerëzit në Britani ta shikojnë La Ligën”.

“Natyrisht futboll ka lindur këtu në Angli, por edhe La Liga ka futboll dhe trajnerë të mrekullueshëm. Sot, La Liga është pikë reference për lojtarët e trajnerët. Kjo është dëshmuar në 20 vjetët e fundit”.

“Trajnerët duan gjithmonë të jenë në vendin më të mirë. Mendoj se Anglia dhe Spanja i kanë dy ligat më të mira në botë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat