Dridhet Kukësi, po ndjek me vëmendje Limajn - Bota Sot
Dridhet Kukësi, po ndjek me vëmendje Limajn

Futboll

Dridhet Kukësi, po ndjek me vëmendje Limajn

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:34
Dridhet Kukësi, po ndjek me vëmendje Limajn

Kukësi rrezikon të humbasë në merkaton e janarit dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për bomberin Vasil Shkurtaj dhe mesfushorin Vesel Limaj. Sulmuesi kërkohet në Holandë nga një skuadër e Eredivisies emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur. Kukësi nga ana tjetër do ta lejonte largimin e Shkurtajt në këtë fazë të sezonit vetëm nëse në drejtim të tyre vjen ofertë si ajo e Oostendes, një vit e gjysmë më parë për Sindrit Gurin prej rreth 700 mijë eurosh.

Për Shkurtaj nëse ky transferim bëhet realitet do të bëhej fjalë për një rikthim në Holandë pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e Rodas. Në këtë sezon të Kategorisë Superiore, 27-vjeçari është shënuesi më i mirë i Kukësit në kampionat me 11 gola.

Por nuk ka oferta vetëm për Shkurtajn pasi sipas mediave kroate Osijek skuadra ku aktivizohet edhe Eros Grezda po ndjek me vëmendje Vesel Limajn.

Ende nuk ka një ofertë zyrtare për Limajn por Kukësi kurrësesi nuk do e lejonte largimin e mesfushorit me parametër zero por do të kërkojë të përfitojë sa më shumë para nga shitja e Limajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat