Te City ngroh stolin, Mourinho sjell te Tottenham një tjetër portugez

Futboll

Te City ngroh stolin, Mourinho sjell te Tottenham një tjetër portugez

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:40
Joao Cancelo

Pas mesfushorit Geston Fernandes një tjetër portugez mund të vijë te skuadra e Tottenham në merkaton e dimrit.

Sipas “El Desmarque”, trajneri Jose Mourinho ka kërkuar që të sjellë te Tottenham mbrojtësin e krahut të djathtë Joao Cancelo, që aktualisht luan me Manchester City (erdhi në merkaton e verës nga Juventusi). Këtë sezon, mbrojtësi 25-vjeçar është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje, shumë pak.

Për këtë arsye, Mourinho synon ta sjellë lojtarin portugez te Tottenham, ku do të gjende më shumë hapësira. Cancelo disa herë është ankuar për aktivizimin e pakët dhe ky mund të ishte një rast i mirë për të treguar veten në një ekip të ri.

Cancelo ka një kontratë deri në vitin 2025 me Manchester City dhe kushton rreth 50 milionë euro edhe pse vlera e tij ka rënë. Ka gjasa që Cancelo të shkojë te Tottenham në formë huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat