Klopp vë veton, ja çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit

Futboll

Klopp vë veton, ja çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:53
Jurgen Klopp

Trajneri Jurgen Klopp i ka kërkuar klubit që asnjë futbollist të mos largohet nga Liverpool në merkaton e janarit. Ai i trembet dëmtimeve që mund të ndodhin gjatë fazës së dytë të kampionatit dhe Champions League, që mund të penalizojnë skuadrën e tij. Për këtë arsye, ai kërkon që grupi aktual i lojtarëve të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Trajneri gjerman, duke folur për “Mirror” tha: “Ky grup meriton të shkojë së bashku deri në fund të sezonit dhe të festojmë së bashku. Të gjithë lojtarët titullarë nuk do të largohen, madje edhe ata që aktivizohen më pak do të jenë pjesë e ekipit deri në qershor”.

Nga Liverpool nuk do të largohet as mesfushori Xherdan Shaqiri, që ishte përfolur për t’u larguar. Skuadra e “reds” synon të fitojë titullin kampion në Premier League, trofe që mungon prej 30 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat