Sonte finalja e madhe në futboll të vogël dëshmori 'Arben Bajrami - Remzi Osmani'

Futboll

Sonte finalja e madhe në futboll të vogël dëshmori 'Arben Bajrami - Remzi Osmani'

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:10
Sonte finalja e madhe në futboll të vogël dëshmori 'Arben Bajrami - Remzi Osmani'

Njjë finale e madhe në futboll të vogël do të luhet sonte (ora 20:30) në “Enver Idrizi” në lagjen Seravë në Çair të Shkupit mes ekipeve“Dëshmori Arben Bajrami” dhe “Dëshmori Remzi Osmani”.

Këta të fundit në gjysmëfinalen e parë mposhtën ekipin e “Dream Team” me rezultat të ngushtë 3:2.

Ndërsa “Dëshmori Arben Bajrami” në gjysmëfinalen e dytë ishte më i mirë se “Restoran Fontana”, duke fituar me rezultat 4:2.

Image

Në natën finale të turneut të dytë të futsal klubi Juventus Serava, organizatorët (Gafur Hasani me shokë) përveç shpërblimeve për tre vendet e para, do të ndajnë edhe shumë çmime të tjera për individ më të dalluar, si dhe një çmim edhe për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat