Rrëfehet Xavi: Ja pse e refuzova Barcelonën

Futboll

Rrëfehet Xavi: Ja pse e refuzova Barcelonën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:29
Xavi

Konsiderohej si kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën e Barcelonës pas largimit të Ernesto Valverde por nuk e pranoi detyrën. Ai është mesfushori legjendar i ekipit “blaugrana”, Xavi, që aktualisht drejton skuadrën e Al-Saad. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ai pranon se ka refuzuar ofertën e skuadrës katalanase për ta drejtuar atë.

“Pata një ofertë nga Barcelona, ku u kontaktova nga Eric Abidal dhe Oscar Gray, por nuk e pranova atë. Motivi për mua është i thjeshtë. Nuk jam ende gati për të drejtuar një klub të madh si Barcelona, por kjo do të jetë ëndrra ime për të ardhmen”, tha Xavi.

“Për gjithçka ndodhi ato ditë kam kontaktuar edhe me familjen time dhe më pas kam mbajtur kontakte edhe me skuadrën time të Al Saad. Lojtarët dinin gjithçka dhe më shihnin të dyjëzuar. Për 3 ditë nuk kam qenë në pozita të lehta, përkundrazi. Gjithsesi, tani gjithçka kaloi dhe jam përqendruar te skuadra ime”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat