Solskjaer: Do përpiqemi ta rikuperojmë për ndeshjen me Liverpoolin - Bota Sot
Solskjaer: Do përpiqemi ta rikuperojmë për ndeshjen me Liverpoolin

Futboll

Solskjaer: Do përpiqemi ta rikuperojmë për ndeshjen me Liverpoolin

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:50
Solskjaer: Do përpiqemi ta rikuperojmë për ndeshjen me Liverpoolin

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester Unitedi do të bëjë gjithçka të mundur për t’u siguruar që Marcus Rashfordi të rikuperohet nga lëndimi i tij në kohë për ndeshjen kundër Liverpoolit të dielën.

Marcus Rashfordi hyri në lojë gjatë fitoren 1:0 të Manchester Unitedit kundër Wolves të mërkurën në Old Trafford, mirëpo ai luajti vetëm 16 minuta dhe pastaj u detyrua ta lërë ndeshjen shkaku i një lëndimi në shpinë.

Edhe pse Rashfordi hyri në lojë kur Manchester Unitedi ende s’e kishte shënuar golin e fitores, Solskjaer e pranoi se atij iu kthye me të keq vendimi për ta inkuadruar në atë ndeshje të kupës yllin e skuadrës, vetëm katër ditë para udhëtimit në Anfield.

Rashfordi i ka shënuar 14 gola në Premierligë këtë sezon për Djajtë e Kuq dhe Solskjaer tha se klubi do të bënte gjithçka të mundshme për t’u siguruar që 22-vjeçari të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës.

"Ai shërohet shpejt zakonisht dhe do të luajë nëse ka vetëm pak dhimbje. Ai do të luajë nëse mundet, nëse nuk ka pësuar lëndim të keq", ka thënë Solskjaer.

"Por, ne e kemi parë që ai ka qenë në vështirësi së fundi, më shumë sesa kur nuk ka qenë i lodhur. Ai nuk luajti për shumë minuta që të jetë i lodhur, kështu që mendoj që ka të bëjë me diçka tjetër".

"Ai ka qenë në top formë këtë sezon, kështu që ne do të bëjmë gjithçka të mundur që ta kemi atë gati për ndeshjen e së dielës. Nëse s’është gati deri atëherë, do të luajmë pa të".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat