Arteta e “ringjalli”, Ozil i premton besnikëri Arsenalit

Futboll

Arteta e “ringjalli”, Ozil i premton besnikëri Arsenalit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:14
Mesut Ozil

Mesut Ozil nuk ka ndërmend ta rishohë (ndërpresë) kontratën e tij me Arsenalin. Gjermani ka zbuluar se qëllimi i tij është të qëndrojë me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2021, kur fituesit të Kupës së Botës i skadon marrëveshjen aktuale në “Emirates Stadium”. Një kontratë fitimprurëse, e nënshkruar në janar 2018, e cila ka ngjallur shumë debate në veri të Londrës. Shumëkush ka sugjeruar që fondet e investuara për Ozil mund të ishin përdorur më mirë diku tjetër, veçanërisht pasi 31-vjeçari ka luftuar për të qenë në maksimumin e vet. 

Sidoqoftë, ka pasur shenja inkurajuese, pasi Mikel Arteta trashëgoi postin menaxherial nga Unai Emery. Trajneri i ri i Arsenalit i ka dhënë të tjera shkëndija Ozil. Turko-gjermani dihet se është një talent-fitues, por me Emery kishte mbetur në hije. Tashmë, me ndryshimet në stol, pak e nga pak po kthehet në figurë të rëndësishme tek Arsenali, edhe një herë. Kjo “klimë” ka të ngjarë të mbetet edhe në 18 muajt e ardhshëm, me zërat e transferimit që do të injorohen. 

Ozil i tha “beIN Sports”, kur u pyet për të ardhmen e tij: "Jam shumë i kënaqur me kontratën time dhe do të vazhdoj këtu deri në fund të saj. Nuk mund t'ju them (parashikoj) se çfarë do të sjellë e ardhmja, por unë jam i lumtur tek Arsenali”. Tani për tani, Ozil është përqendruar të bëjë gjithçka mundet për të shpëtuar diçka nga sezoni 2019-2020. Vendi i katërt në Premier League, në fund të kampionatit, shihet si objektivi minimal. Po ashtu, “Topçinjtë” janë në ndjekje të trofeve të “Europa League” dhe “FA Cup”, për këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat