Kupa e Afrikës 2021 penalizon klubet europiane

Futboll

Kupa e Afrikës 2021 penalizon klubet europiane

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:15
Kupa e Afrikës 2021 penalizon klubet europiane

Kupa e Afrikës 2021 do të zhvillohet në Kamerun dhe është publikuar edhe kalendari për këtë event madhor. Edicioni i vitit 2021 do të luhet në datat 9 janar, deri më 6 shkurt, kur do të jetë edhe finalja e madhe.

Kjo gjë ka shkaktuar shumë polemika dhe nuk është pritur aspak mirë nga klubet që kanë shumë lojtarë afrikanë në përbërje, pasi është faza më e nxehtë e sezonit.

Nuk është hera e parë që ka pasur probleme mes Federatave organizuese të evenimenteve madhore dhe klubeve europiane.

Kupa e Afrikës zhvillohet njëherë në dy vite dhe gjithmonë është luajtur në verë. Megjithatë, në vitin 2021, është zgjedhur muaji janar dhe fillimi i shkurtit, që është praktikisht mesi i sezonit për klubet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat