Giroud dhe Eriksen gjithnjë e më afër Interit

Futboll

Giroud dhe Eriksen gjithnjë e më afër Interit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:19
Giroud dhe Eriksen

Piero Ausilio dje ka zbarkuar në Milano, duke buzëqeshur para kamerave në vendin e ngjarjes.

Siç është mësuar nga Calciomercato, agjenti i Giroud pritet të vijë së shpejti në selinë e Interit, për të diskutuar më tutje rreth marrëveshjes për transferimin e francezit.

Drejtuesit e Interit, kanë gjithnjë e më shumë optimizëm për të arritur marrëveshjet me të dyja skuadrat.

Sa i përket mesfushorit danez, Interi po shpejton ta nënshkruajë atë në fillim të këtij muaji.

Tottenham po kërkon 20 milionë euro ndërsa Interi është i gatshëm të ofroja 13 milionë.

Tani për tani Conte mund të jetë i lumtur, ndërsa drejtuesit e klubit po bëjnë gjithçka për të përmbyllur marrëveshjet e kërkuara nga trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat