Kosova e nis me humbje - Bota Sot
Kosova e nis me humbje

Futboll

Kosova e nis me humbje

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:19
Kosova e nis me humbje

Kombëtarja e Kosovës U-17 e ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir dhe atë kundër ekipit nikoqir, Turqisë.

Pas një loje interesante dhe me rivalitet të madh në fund fitores iu gëzua Turqia, me rezultat të ngushtë, 1:0. Në pjesën e parë ishin vendasit që krijuan më shumë raste para portës së kombëtares tonë, por që mbrojtja ishte në nivelin e duhur.

Ndërkohë, në minutën e 53-të Mahmut Afşar shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes dardane dhe realizoi nga brendësia e zonës për zhbllokimin e rezultatit, që në fund doli të jetë edhe goli i vetëm në ndeshje.

Pas pësimit të golit djelmoshat e Besnik Kollarit ishin më këmbëngulës drejt portës turke për të gjetur golin e barazimit, por me gjithë rastet e krijuara nuk ia dolën të ndryshojnë shifrat e ndeshjes. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Tanzanisë, më 17 janar.

Turqia – Kosova 1:0
Stadiumi: “Altınordu Metin Oktay Yerleşkesi”
Turqia: Emre Bilgin – Egemen Tutar, Emir Ortakaya, Necati Bilgiç, Melih Bostan (41 Adem Metin Türk), Ahmet Karademir (61 Hamza Yiğit Akman), Mahmut Afşar, Eren Taha Akgeyik (41 Ersin Yılmaz , Ulusoy Mert Kabasakal (41 Buğra Çağlıyan), Efe Birinci (41 Emir Tintiş), Yiğit Kerem.
Kosova: Laurenc Shala (80 Art Hoti) – Riad Jashari (70 Milot Ajeti ), Justin Gjergji, Yll Tupalla (58 Igball Jashari), Luis Hoti, Aridon Morina, Arvanit Rexhaj (80 Violent Bajrami), Etnik Bruti (70 Blendi Muji), Diar Nikqi (80 Dlerion Avdimetaj), Levin Krasniqi, Andi Bashota (58 Klodis Muharremi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat