Torino interesohet për Selmanin - Bota Sot
Torino interesohet për Selmanin

Futboll

Torino interesohet për Selmanin

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:26
Torino interesohet për Selmanin

Paraqitjet e shkëlqyera të Gentjan Selmanit në gjysmën e parë të sezonit me skuadrën e kategorisë së dytë turke Menemenspor kanë rënë në sy, aq sa klube nga Gjermania dhe Italia kanë shfaqur interes për gardianin shqiptar.

Madje edhe Torino ka nisur të interesohet për ish-kapitenin e Laçit.

Megjithatë Selmani do të qëndrojë te Menemenspor deri në fund të sezonit pasi skuadra e tij synon ngjitjen në Superligën turke.

Gjasat janë që Selmani të largohet në verë me Menemenspor që do të tentojë të arkëtojë një shifër të majme nga shitja e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat