Interi blen yllin e merkatos, zbulohen detajet e kontratës me Eriksen

Futboll

Interi blen yllin e merkatos, zbulohen detajet e kontratës me Eriksen

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:00
Christian Eriksen

Interi ka arritur të sigurojë afrimin e Christian Eriksen. Kalimi i tij në Milani përflitej prej kohësh, por duket se tani gjithçka është zyrtare. Danezi do të kalojë te zikaltrit duke lënë Tottenhamin përpara skadimit të kontratës së tij në muaj qershor. 

Gazetari Nicolo Schira shkruan se agjenti i lojtarit është në Milano së bashku me një nga avokatët e tij dhe po punon me drejtuesit e Interit që të mbyllin kontratën. Kushtet duket se janë të vendosura dhe marrëveshja do të nënshkruhet deri në vitin 2024. 

Italianët do t'i paguajnë klubit anglez 18 milionë euro për kartonin ne Eriksen. Ky i fundit mund të largohej në verë falas, prandaj Tottenhami nuk donte që ta humbiste me parametra zero. Kalimi i danezit në Itali nuk ishte krejtësisht dëshira e tij, pasi ai donte të kalonte te Reali ose Barcelona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat