Mustafi: Është e vështirë t’i përballosh rrjetet sociale - Bota Sot
Mustafi: Është e vështirë t’i përballosh rrjetet sociale

Futboll

Mustafi: Është e vështirë t’i përballosh rrjetet sociale

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:12
Mustafi: Është e vështirë t’i përballosh rrjetet sociale

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar shkaku i kritikave të bëra nga tifozët e klubit londinez nëpër rrjete sociale dhe shkaku i formës së tij të dobët gjatë kohës së fundit.

“Është e vështirë t’i përballosh rrjetet sociale edhe kur gjërat po shkojnë mirë. Por, kur gjërat nuk po funksionojnë siç duhet, atëherë bëhet edhe më e vështirë”, ka thënë Mustafi.

“Kur gjërat s’po shkojnë mirë, natyrisht që ty s’të pëlqen ajo që e lexon. Nuk pajtohesh me shumë komente, kështu që kjo e vështirëson punën. Është shumë më e lehtë kur gjithçka është në rregull sepse ti i lexon komentet që s’të pëlqejnë, por pastaj duhet të shkosh të luash dhe ato komentet të mbeten në mendje.

Unë tentoj t’i bllokojë këto gjëra pak. Nuk isha aq aktiv në rrjete sociale de nuk i lexoja komentet, nuk shqetësohesha për rrjetet sociale, unë thjesht doja të kthehesha në fushë dhe ta jepja maksimumin nga vetja sepse e dija që për momentin s’po luaja siç doja”, tha Mustafi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat