Treshja e sulmit e Unitedit ka më shumë gola sesa ajo e Liverpoolit këtë sezon

Futboll

Treshja e sulmit e Unitedit ka më shumë gola sesa ajo e Liverpoolit këtë sezon

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Partneriteti i krijuar mes tre sulmuesve të Liverpoolit konsiderohet ndër më të mirët në botë. Megjithatë, treshja e Manchester Unitedit në sulm ka kontribuar me më shumë gola sesa ajo e Liverpoolit gjatë këtij sezoni.

Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino do të mbahen mend gjatë nga tifozët e Liverpoolit si partneritet në fazën e sulmit, shkaku i paraqitjeve dhe arritjeve që i ka siguruar Liverpooli i Jurgen Klopp me ta në skuadër.

Megjithatë, përderisa Liverpooli është duke shënuar ecuri historike në Premierligë, kjo treshe e sulmit – që ishte krahasuar me MSN-në (Messi, Suarez, Neymar) e Barcelonës – s’ka qenë aq mbresëlënëse me statistika sa ka qenë në vitet paraprake.

Liverpooli i ka fituar ndeshjet këtë sezon me epërsi më të vogla sesa gjatë sezonit të kaluar, duke bërë kështu që Salah, Mane e Firmino të mos ketë statistika të jashtëzakonshme para portës së kundërshtarëve.

Në fakt, treshja e sulmit e Manchester Unitedit – Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Mason Greenwood – ka shënuar më shumë gola këtë sezon në të gjitha garat sesa ajo e Liverpoolit.

Salah (14), Mane (15) dhe Firmino (9) i kanë shënuar gjithsej 38 gola për Liverpoolin këtë sezon, përderisa Rashford (19), Martial (11) dhe Greenwood (9) i kanë shënuar 39.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat