Djali i Setien: Po luaja Fortnite kur mora vesh se babai im nënshkroi me Barcelonën

Futboll

Djali i Setien: Po luaja Fortnite kur mora vesh se babai im nënshkroi me Barcelonën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:56
Laro Setien, lojtari i Sant Andreu dhe djali i Quique Setien

Laro Setien, lojtari i Sant Andreu dhe djali i Quique Setien, ka treguar historinë se si mësoi se babai i tij po merrte drejtimin e Barcelonës.

Ish-trajneri i Real Betis dhe Las Palmas ishte i zgjedhuri për të pasuar Ernesto Valverde në Camp Nou, duke përmbushur një ëndërr të përjetshme.

”Tashmë kisha parë disa gjëra në rrjete sociale”, tha Laro Setien për El Larguero.

“Unë isha duke luajtur Fortnite me miqtë e mi dhe babai im më thirri për të më thënë që ai kishte nënshkruar”.

“Unë nuk e di nëse ai e ëndërroi atë, por është ajo që ai gjithmonë kërkonte, kjo është e sigurt”.

“Është një gëzim i madh për të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat