Sulmuesi shqiptar kërkohet nga klubi i La Ligas

Futboll

Sulmuesi shqiptar kërkohet nga klubi i La Ligas

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:42
Myrto Uzuni

Merkato e janarit duket të jetë vendimtare edhe për karrierën e Myrto Uzunit.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer te Lokomotiva e Zagrebit përgjatë gjithë kësaj kohe. Tashmë ky futbollist është gati për të bërë hapin e madh.

Mësohet nga burime të sigurta se Uzuni kërkohet nga një ekip i La Ligas.

Gjithçka pritet të qartësohet dhe mësohet më shumë në javën e ardhshme se për cilën skuadër bëhet fjalë. Pikërisht në atë kampionat nga kërkohet edhe Odise Roshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat