Chelsea blindon talentin anglez - Bota Sot
Chelsea blindon talentin anglez

Futboll

Chelsea blindon talentin anglez

Më: 16 janar 2020 Në ora: 23:47
Reece James

Mbrojtësi i Chelseat, Reece James ka zgjatur kontratën e tij me Blutë deri në vitin 2025 pasi nënshkroi kontratë të re, konfirmoi klubi të enjten.

James tashmë konsiderohet si i padiskutueshëm në formacionin startues, me Blutë që janë duke punuar shumë me akademinë e tyre.

Krahas yjeve të rinj si Tammy Abraham, Mason Mount dhe Callum Hudson-Odoi, 20-vjeçari konsiderohet si një nga premtimet kryesore në Stamford Bridge.

Dhe Chelsea ka lëvizur përpara për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë duke nënshkruar një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në perëndim të Londrës edhe pesë vite e gjysmë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat