Ancelotti sfidon Mourinho-n për firmën e yllit zikaltër

Futboll

Ancelotti sfidon Mourinho-n për firmën e yllit zikaltër

Më: 17 janar 2020 Në ora: 08:30
Carlo Ancelotti

Everton është duke ndjekur mesfushorin uruguaian Matias Vecino teksa Interi është në pritje të Christian Eriksen.

Trajneri i Toffees Carlo Ancelotti ka dëshirë të afrojë në Liverpul 28-vjeçarin, agjenti i të cilit është në bisedime për një largim të mundshëm nga Interi.

Vecino raportohet të ketë pasur kontakte me Tottenham, teksa një ndërrim me Eriksen është akoma një opsion, por Everton i është bashkuar garës sipas calciomercato.

Vecino u transferua tek Interi për 20 milionë euro në gush të vitit 2017 dhe ka kryer 88 paraqitje me zikaltrit.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat