Arrestimet e ultrasve të Juves, zbardhen përgjimet mes tyre dhe Bonucci - Bota Sot
Arrestimet e ultrasve të Juves, zbardhen përgjimet mes tyre dhe Bonucci

Futboll

Arrestimet e ultrasve të Juves, zbardhen përgjimet mes tyre dhe Bonucci

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:02
Leonardo Bonucci

Para se të raportohen përgjimet midis Leonardo Bonucci dhe disa ultrasve të Juventus, është e nevojshme të nisemi nga një premisë. Siç është raportuar nga “Il Corriere dela Sera”, në verën e vitit 2018, në kuadrin e hetimit “Last Banner”, i cili çoi në arrestimin e 12 tifozëve të “Zonjës së Vjetër”, Digos vendosi të vërë nën kontroll telefonat e Bonucci. Ai po përgatitej të kthehej te Juventusi, pas një viti në Milano. Arsyeja? Policia kishte frikë nga presioni i padrejtë ndaj lojtarit dhe donte ta kishte në dorë situatën. 

Nga ato përgjime nuk doli asgjë kriminale, por vetëm gjashtë thirrje telefonike, që lidhen me “jetën e dytë” të Bonucci te bardhezinjtë. “Në varësi të kthimit te Juve, Bonucci u kujdes menjëherë të kontaktojë shefat e ultrasve, në mënyrë që të shmangte incidentet që ata mund të organizonin si kontestim ndaj tij". Kjo lexohet në një koment tekstual nga Digos, gjatë përgjimeve të Bonucci. Më poshtë është një mesazh nga Leonardo Bonucci dërguar Fabio Trinchero, 48 vjeç, një nga drejtuesit e "Viking", dhe midis 29 të dyshuarve në hetimin e cituar më sipër: “Do të isha i kënaqur që, kur të kthehem nga Amerika, të bisedoj me ju për të shpjeguar se si shkuan gjërat në të vërtetë”.

Përgjigjja e ultrasve për mbrojtësin nuk ishte e gjatë dhe u kthye menjëherë. Që aty u duk se paqja mund të kthehej mes dy palëve: “Me një ballafaqim ju mund t'i rregulloni gjërat”. Atëherë, si shpjegohet protesta e tifozëve të Juventusit, pas kthimit të Leonardo Bonucci? Protesta vazhdoi për disa javë, por nga një përgjim tjetër i mbrojtësit bardhezi rezulton se tifozët e kishin përdorur atë vetëm si pretekst për të sulmuar klubin. Ja mesazhi i zbuluar: “Ai më tha se protesta nuk është për ju, por tifozët ju përdorin si pretekst për të sulmuar klubin për biletat e shtrenjta, abonetë e shtrenjta të sezonit, banderolat, të gjitha këto gjëra”.

Një përgjim tjetër e përmbyll “fotografinë”: “Lojtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë arsyet e protestës. Midis lojtarëve, Giorgio (Chiellini) mund t’i kuptojë, por të tjerët ... Një si Leo (Bonucci) është i aftë të na gjejë në një nga sektorët tanë (ultras)”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat