De Ligtit i pamundësohet largimi nga Juventusi, shkaku i ligjit të Italisë për taksa

Futboll

De Ligtit i pamundësohet largimi nga Juventusi, shkaku i ligjit të Italisë për taksa

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:16
De Ligtit

Barcelona është detyruar ta pranojë disfatën në tentimin për ta transferuar Matthijs de Ligtin sërish. Kjo pasi që mbrojtësit holandez i është pamundësuar largimi nga Juventusi këtë verë, shkaku i ligjit për taksa në Itali.

Verën e kaluar, De Ligti vendosi të transferohet në Juventus e jo në Barcelonë, në një marrëveshje prej 68 milionë funtesh.

Juventusi përfitoi nga një ligj i qeverisë italiane, që u miratua në fillim të 2019-tës, sipas të cilit duhet të paguhen taksa vetëm për gjysmën e pagës së holandezit.

Megjithatë, Juventusi mund të përfitojë nga ky ligj vetëm nëse lojtari mbetet në Itali për së paku 24 muaj. Nëse De Ligti transferohet diku tjetër para se të bëhen dy vjet, Juventusi do të duhet t’i paguajë taksat për të gjithë pagën e 20-vjeçarit për dy vjet.

Si rezultat, De Ligti do të mundë të transferohet te ndonjë klub jashtë Italisë vetëm prej korrikut të vitit 2021, ndërsa mund të transferohet edhe tani në ndonjë klub italian.

Por, klubet si Interi, Milani e Napoli do ta kenë të vështirë ta përballojë transferimin e De Ligtit, pasi që klauzola për shkëputjen e kontratës së tij pesëvjeçare besohet se është 135 milionë funte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat