Rrahmani mbërrin për teste mjekësore me Napolin

Futboll

Rrahmani mbërrin për teste mjekësore me Napolin

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:52
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ka filluar testet mjekësore para zyrtarizimit të transferimit në Napoli.

Amir Rrahmani ka mbërritur për ekzaminimet mjekësore me Napolin, të cilat do të kryhen në Villa Stuart në Romë, njofton Di Marzio.

Lojtari kalon te Napoli për 14 milionë euro dhe do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare ku do të përfitojë rreth 1.8 milion euro, por do të mbetet në dispozicion të trajnerit Ivan Juric deri në fund të sezonit.

Për Rrahmanin ky do të jetë hapi më i madh i karrierës, pasi e nisi karrierën nga futbollit i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat