Shpërthen eksplozivi në makinën e drejtorit sportiv

Futboll

Shpërthen eksplozivi në makinën e drejtorit sportiv

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:14
Shpërthen eksplozivi në makinën e drejtorit sportiv

Skandalet në futbollin italian asesi të ndalen, tashmë diçka shumë e rëndë.

Një eksploziv është vendosur në makinën e drejtorit sportiv të klubit italian Fidelis Andria, Fabio Moscelli.

Nga krejt kjo kishte vetëm dëme materiale pasi që për fat të mirë Moscelli nuk ka qenë në makinën e tij kur ka ndodhur ngjarja.

Menjëherë pas episodit të ndodhur, policia ka mbërritur në vend ngjarje dhe po punon për identifikimin e personave që e kanë bërë këtë.

Ditën e sotme ka dalë me një deklaratë edhe klubi i Fidelisit, që shprehet se në rast se ndodh përsëri i njëjti episod, atëherë do ta tërheqin skuadrën nga garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat