Dermaku: Në fillim të sezonit nuk e mendoja se… - Bota Sot
Dermaku: Në fillim të sezonit nuk e mendoja se…

Futboll

Dermaku: Në fillim të sezonit nuk e mendoja se…

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:44
Dermaku: Në fillim të sezonit nuk e mendoja se…

Kastriot Dermaku, mbrojtësi i Parmës dhe i Kombëtares shqiptare, ka folur ditën e djeshme për mediat, pas humbjes në Kupë nga Roma, me rezultatin 0-2.

Humbja? “Ka zhgënjim, Kupa Kupa e Italisë është një kompeticion prestigjioz. Ne kemi luajtur kundër një skuadre të shkëlqyer. Ne rrezikuam të merrnim epërsinë të parët, pastaj u tërhoqëm. Janë ndeshje të vështira, Roma është një ekip i shkëlqyer dhe nëse lejon diçka, ndëshkohesh  në mundësinë e pare”.

Ndryshimet dhe ndeshja me Juventusin? “Nuk është e lehtë kur ndryshon shumë lojtarë, por është e rëndësishme për ata që kanë luajtur më pak. Ishte një ndeshje e drejtë, mbase me disa episode mund të kishte shkuar më mire. Me Juven do të jetë një garë shumë e vështirë, do të duhet një ndeshje perfekte kundër kampionëve italianë”.

Si e vlerësoni pjesën tuaj të parë të sezonit? “Jam shumë i lumtur, kam luajtur 10 ndeshje midis Kupës dhe kampionatit. Në fillim të vitit nuk mendoja të gjeja aq shumë hapësira. Nuk duhet të heq dorë, kampionati është akoma i gjatë”.

Largim nga Parma? “Tani për tani, jo, nuk kam biseduar me askënd. Synimi im është të qëndroj këtu, ka një mjedis të shkëlqyer dhe dua të vazhdoj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat