Llapi në Shqipëri

Futboll

Llapi në Shqipëri

Më: 17 janar 2020 Në ora: 12:09
Llapi në Shqipëri

Ekspedita e KF Llapit sot në mëngjes ka marr rrugë drejt Shqipërisë, ku do akomodohet në hotelin më kualitativ dhe me kushte të favorshme "Hotel Bonita" në Durrës, kurse stërvitjet do i mbaj në kompleksin e Tropikal Resort i cili posedon dy fusha dhe ndodhet në të njëjtin qytet.

"Skuadra menjëherë pas akomodimit në hotel, do mbaj stërvitjen e pasdites, kurse të shtunën do luaj ndaj KF Egnatia e cila garon në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Ndeshja e së shtunës do jetë një test i mirë për të parë gjendjen momentale të ekipit, formën dhe aplikimin e skemave të lojës.

KF Llapi do stërvitet nga dy herë në ditë, kurse për ndeshjet tjera kontrolluese do ju njoftojmë me kohë", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat