Ramosi lë prapa lëndimin, gati për ndeshjen me Sevillan

Futboll

Ramosi lë prapa lëndimin, gati për ndeshjen me Sevillan

Më: 17 janar 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Pasi e lëndoi kyçin e këmbës gjatë fitores të së dielës në Superkupën e Spanjës, kapiteni Sergio Ramos ishte në dyshim për ndeshjen e Real Madridit në La Liga kundër ish-klubit të tij, Sevillas.

Megjithatë, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Los Blancos është shëruar më shpejt sesa që ishte pritur nga lëndimi i tij – pritej të mungonte për 10 deri në 15 ditë – dhe është gati për ndeshjen e fundjavës.

Menjëherë pasi u kthye në Spanjë nga Arabia Saudite – ku u zhvilluan ndeshjet e Superkupës së Spanjës – Ramosi e filloi procesin rikuperues dhe tani ka arritur të kthehet në stërvitje të plota me pjesën tjetër të grupit.

Përveç në rast se pëson ndonjë lëndim tjetër gjatë përgatitjeve për ndeshjen kundër Sevillas, Ramosi pritet të jetë titullar për Real Madridin të shtunën në Santiago Bernabeu.

Për këtë ndeshje, Zidane do ta ketë në dispozicion edhe sulmuesin francez Karim Benzema, pasi që mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes. Pas lëndimit që e kishte marrë sulmuesi para dy javëve, duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjë në Arabi Saudite, kjo është hera e parë që Benzema do të ketë mundësi të luajë në një ndeshje.

Përveç Benzemas, trajneri Zidane mund ta ketë në dispozicion edhe një tjetër sulmues, Luka Jovicin, për këtë ndeshje. Sulmuesi serb duket se është rikuperuar nga goditja që e pësoi në ndeshjen e Superkupës së Spanjës.

Ndërsa listën e lojtarëve që e kanë të pamundur të luajnë në ndeshjen kundër ish-trajnerit të Real Madridit, Julen Lopeteguit, janë Eden Hazardi, që po e vazhdon procesin rikuperues, dhe Fede Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat