Largohet Young, Man Utd zgjedh kapitenin e ri

Futboll

Largohet Young, Man Utd zgjedh kapitenin e ri

Më: 17 janar 2020 Në ora: 13:26
Ashley Young

Harry Maguire është emëruar kapiten i ri i Manchester United duke zëvendësuar Ashley Young.

Menaxheri i Red Devils, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar lajmin.

“Harry ka qenë duke e bartur shiritin e kapitenit dhe do të vazhdojë ta ketë”, tha Solskjaer për “Sky Sports”.

“Ai ka ardhur dhe ka qenë lider në grup. Jam i impresionuar nga kualitetet e tij si lider”, shtoi ai.

Young është në prag të largimit nga Manchester United pasi sot ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin në Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat