Sarri merr vendimin

Futboll

Sarri merr vendimin

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:29
Sarri merr vendimin

Cristiano Ronaldo nuk mundi të ishte protagonist në ndeshjen e fundit të Juventus. 

Portugezi ishte parashikuar të ishte pjesë e skuadrës pavarësisht se bëhej fjalë për një ndeshje në Kupën e Italisë, por në momentet e fundit sulmuesi nuk mundi të prekte fushën për shkak të një sinoziti teksa u përfshi edhe nga temperatura.

Në këtë formë, prezenca e luzitanit në ndeshjen e radhës të kampionatit ndaj Parmës ishte në dyshim. Por, CR7 ka habitur ditën e sotme teksa ka marrë pjesë në stërvitje rregullisht me shokët e skuadrës.

34-vjeçari mesa duket kërkon të mos humbasë për shumë kohë kontaktin me fushën, aq më tepër tashmë që po kalon një formë të shkëlqyer. Ronaldo ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në gjashtë ndeshjet e fundit dhe kërkon të përsërisë vetveten për të shtatën herë ndaj Parmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat