Skuadra skoceze e interesuar për shërbimet e Donis Avdijajt

Futboll

Skuadra skoceze e interesuar për shërbimet e Donis Avdijajt

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:56
Donis Avdijajt

Asesi të mbushet mend.

Fjala është për tashmë ish-përfaqësuesin e Kosovës, Donis Avdijaj, i cili raportohet të ketë shkëputur kontratën me klubin turk.

Ish-lojtari i Willem II që nuk po ftohet nga Challandes për shkak të një mosmarrëveshjeje mes selektorit dhe atij, si duket e ka humbur mundësinë e fundit në karrierë.

Së fundi, ‘beIN Sports TR’ njofton se Trabzonspor dhe Donis Avdijaj kanë shkëputur kontratën, derisa gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe zyrtarizimi nga ndonjëra palë.

Ndërkaq po qarkullojnë zëra se skuadra e njohur skoceze, Hearts, është e interesuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit. Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të këtij afati kalimtar, por ajo që është e rëndësishme, vështirë se Avdijaj do të rikthehet ndonjëherë në elementin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat