Ramos nuk është ftuar në sfidën me Sevillën

Futboll

Ramos nuk është ftuar në sfidën me Sevillën

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:55
Ramos nuk është ftuar në sfidën me Sevillën

Sergio Ramos nuk është ftuar në sfidën që Real Madrid do ta luaj ndaj Sevilles në ‘Bernabeu’.

Kapiteni Sergio Ramos është udhëzuar nga doktorët e klubit madrilien që të mos rrezikojë dhe pse ai ishte shprehur i gatshëm të luaj.
Lajm i mirë ndërkohë për trajnerin Zidane është kthimi i sulmuesit Karim Benzema. Kujtojmë që Realit në sfidën e së shtunes do ti mungojë edhe Fede Valverde për shkak të suspendimit.

Lista e ekipit të ftuar nga Zidane;

Portierë: Courtois, Areola, Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro e Isco.
Sulmues: Benzema, Lucas Vázquez, Joviq, Brahim, Vinicius Jr. dhe Rodrygo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat