Ja sa i kushtoi Interit kartoni i Ashley Young – transferim ‘falas’

Futboll

Ja sa i kushtoi Interit kartoni i Ashley Young – transferim ‘falas’

Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:22
Ashley Young

Inter ka kompletuar sot transferimin e Ashley Young.

Ashley Young i është bashkuar skuadrës së Inter, duke kaluar nga Manchester United. Zyrtarizimi u bë pak minuta më herët.

Tashmë janë mësuar edhe disa detaje të reja nga kontrata e anglezit me skuadrën që po lufton për titullin në Serie A.

Kartoni i Young i ka kushtuar Interit 1.5 milionë euro.

Lojtari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020, me mundësi vazhdimi.

Young ka luajtur më shumë se 250 ndeshje me skuadrën e Manchester United, pasi u transferua nga Aston Villa në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat