Rrahmani nënshkruan me Napolin – këto janë kushtet e kontratës

Futboll

Rrahmani nënshkruan me Napolin – këto janë kushtet e kontratës

Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:45
Ilustrim

Amir Rrahmani ka vënë firmën e tij mbi kontratën me Napoli.

Gjatë ditës së sotme, anëtari i Veronës dhe Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Napoli.

Pak minuta më parë, Gianluca Di Marzio ka njoftuar se lojtari ka nënshkruar kontratën me Napoli.

Rrahmani do të ketë një pagë prej 1.5 milionë eurove, plus bonuse, kurse kartoni i lojtarit do t’i kushtojë Napolit 14 milionë euro.

Lojtari do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit si i huazuar te Verona, kurse në fund të sezonit i bashkohet Napolit.

Lajmin për zyrtarizimin e transferimit nuk e ka konfirmuar akoma skuadra, por thuhet se të hënën do të jetë gjithçka e kryer edhe në federatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat