Ky është viti i fundit i Mane te Liverpool

Futboll

Ky është viti i fundit i Mane te Liverpool

Më: 18 janar 2020 Në ora: 00:36
Sadio Mane

Mady Toure, ish-mësuesi i Sadio Mane dhe themeluesi i një akademie futbollustësh në Senegal, ka folur për Liverpool Echo në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Të Kuqve.

Pasi ka fituar Topin e Artë afrikan, qendërsulmuesi i Liverpool-it synon të konfirmohet mes lojtarëve më të mirë në botë. Për ta bërë një gjë të tillë, sipas Toure, Mane duhet të largohet nga Premier League dhe Liverpool-i për të shkuar në Spanjë.

"Sadio më ka thënë se synon të bëhet një nga futbollistët më të mirë të botës. Dhe tani ia ka dalë. Megjithatë, duhet të largohet nga Liverpool-i", ka thënë Toure.  

"Është viti i tij i fundit dhe ka ardhur momenti të bëj një hap përpara, te Barcelona ose Real Madrid. E njoh qëkur ishte fëmijë. Sot kemi Messi-n dhe Neymar-in, por nuk mendoj se këta lojtarë janë aq të mirë sa Sadio".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat