Arrihet marrëveshja, Interi shet Gabigolin me një formulë përfekte

Futboll

Arrihet marrëveshja, Interi shet Gabigolin me një formulë përfekte

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:07
Flamengo - Gabigol

Bisedimet ndërmjet Interit dhe Flamengos po shkojnë në rrugën e duhur për Gabigolin. Sulmuesi ka gjetur veten në Brazil dhe është kthyer në heroin e klubit të tij, sidomos në Kupën Libertadores ku në finalen ndaj River Plate shënoi dy golat vendimtar. 

Sky Sport Italia shkruan se 23-vjeçari do të përfundojë marrëveshjen e huazimit dhe do të transferohet krejtësisht në Brazil. Flamengo do të ofrojë 15 milionë euro plus 3 milion euro për kartonin e tij. Interi do të mbajë dhe 20% të kartonit nga shitja e tij e radhës. 

Një marrëveshje që i shkon përshtat dhe Interit. Zikaltrit do të dëshironin të shisnin futbollistin në Premier League, pasi të ardhurat do të ishin më të mëdha, megjithatë Flamengo ka interes konkret dhe Gabigol dëshiron të qëndrojë në Brazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat