Pas triumfit në Superkupë, Real Madrid kthehet në La Liga me testin e vështirë ndaj Sevillas

Futboll

Pas triumfit në Superkupë, Real Madrid kthehet në La Liga me testin e vështirë ndaj Sevillas

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Pasi u kurorëzua në Arabinë Saudite me trofeun e Superkupës së Spanjës Reali i Madridit i rikthehet kampionatit në Primera Division, për një sfidë tepër të rëndësishme, siç është edhe ndeshja me Sevillan.

Të dy ekipet pozicionohen në pjesën e epërme të tabelës dhe ndahen nga vetëm pesë pikë në klasifikimin e përgjithshëm, sidoqoftë si Reali ashtu edhe Sevilla paraqiten në takimin e tyre hapës të fazës së dytë pas një ecurie vërtet pozitive.

Real Madridi vjen në këtë ndeshje me motiv të plotë pas triumfit të madh në Superkupën e Spanjës, gjithashtu e kryeson me pikë të njëjta tabelën, andaj një fitore e mundshme do ti ofronte madrilienëve kruen e tabelës, të paktën përkohësisht.

Formacionet e mundshme për këtë ndeshje janë këto.

Ndeshja zhvillohet në ora 16:00.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat