Ky klub e do me çdo kusht Xherdan Shaqirin

Futboll

Ky klub e do me çdo kusht Xherdan Shaqirin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:47
Ky klub e do me çdo kusht Xherdan Shaqirin

E ardhmja e Xherdan Shaqirit në Liverpool është në dyshim. Klubi italian, AS Roma është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin sulmues nga Gjilani.

Mediet në Itali kanë raportuar se Roma ka kthyer interesimin për të pas dështimit të marrëveshjes me Interin, për shkëmbimin e futbollistëve Matteo Poliano dhe Spinazola.

Madje këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur italian i Sky Sports, Gianluca Di Marzio, i cili ka shkruar se Roma ka kthyer interesimin për Shaqirin.

Në portalin e tij Di Marzio, ka shkruar se Roma ka kontaktuar Liverpoolin duke i propozuar huazimin e Shaqirit me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Mbetet të shihet përgjigja e Liverpoolit, pasi në kërkesën e parë që ndodhi para një jave Roma është refuzuar.

Shaqiri e njeh mirë kampionatin italian, pasi ishte pjesë e Interit për një sezon

Ish ylli i Bayern Munich këtë sezon ka pasur probleme me lëndime. Ai është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat